EULEX, paraburgim ndaj një personi të ekstraduar për krime lufte
PRISHTINE-Një gjykatës i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut Prizren (Kosovë) ka urdhëruar sot paraburgimin e një personi të dyshuar për krime të luftës.
Personi akuzohet për krime të luftës kundër popullatës civile në vitin 1998. Përmes një njoftimi për shtyp, EULEX bën të ditur se, i dyshuari, i cili ishte në liri për një vjet, ishte arrestuar dhe ekstraduar nga Shqipëria.
Ai ishte nën hetime lidhur me rastin kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve, gjykimi i të cilëve ishte bërë vitin e kaluar në Prizren. Kjo ]ështje po ndiqet nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)