Greqia,Trichet: Mekanizmi i BE, zgjidhje e mire
BRUKSEL- Mekanizmi i ndihmës financiare kundrejt Greqisë për të cilin kanë rënë dakord liderët e vendeve të zonës euro është i arritshëm, por nuk besoj të aktivizohet ndonjëherë, deklaroi sot presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet.
"Jam jashtëzakonisht i kënaqur që liderët e rajonit të euros arritën të gjenin një zgjidhje që mund të realizohet", u shpreh Trichet, gjatë një konference shtypi të papritur pas një takimi të liderëve të zonës euro.
"Besoj se zgjidhja e realizueshme në këtë rast përmban, atë çka për ne është vendimtare, përgjegjësinë e qeverive të vendeve të zonës euro", theksoi ai, pasi reporterët i kërkuan atij t'u përgjigjej dsa pyetjeve që pasuan një takim informativ mes presidentit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Trichet deklaroi se kredibiliteti për Greqinë po përmirësohej dhe shtoi se sipas tij mekanizmi për të cilin u ra dakord nga liderët, ku kombinohen një shumë fondesh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe hua bilaterale nga zona euro, nuk do të nevojitej.
"Kam besim se mekanizmi për të cilin është rënë dakord sot nuk do të jetë e nevojshme të aktivizohet dhe se Greqia do të fitojë në mënyrë progresive besimin e tregut", u shpreh ai.
(d.b/BalkanWeb)