Nusja e zhgënjyer desh bëri vetëvrasje
E veshur me vello, kinezja 22 vjeçare tentoi të vriste veten duke kërcyer nga dritarja e një ndërtese shtatëkatëshe në qytetin Changchun të provincës kineze Jilin.
Nusen e pafat, e cila mbeti e varur në dritare, e shpëtoi në momentin e fundit polici Guo Zhong Fan. Ai e kapi vajzën për duarsh, duke parandaluar fundin tragjik.
Sipas mediave kineze, vajza provoi të vriste veten pasi që i dashuri i saj, me të cilin ishte në lidhje që katër vite, e braktisi derisa ajo po bëhej gati për tu bërë nuse.
Fustani i nusërisë, të cilin e kishte veshur gjatë tentimit për të vrarë veten, duhej të ishte simbol i thyerjes që kishte pësuar lidhja e tyre dhe ajo vetë.
Gjatë këtij incidenti kinezja nuk pësoi kurrfarë lëndimi, ndërsa ngjarja tragjike tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, të cilët u mblodhën para ndërtesës ku vajza qëndroi e varur për disa çaste