E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri mes te rinjve plagoset punonjesi i policise

Një punonjës policie në Gjirokastër ka mbetur i plagsour si pasojë e një sherri midis të rinjve në Këlcyrë. Olsjam Cama, 23 vjeç, punonjës policie në zonën ku po ndodhte sherri, ishte futur mes personave të cilët po konfliktoheshin, por asksidentalisht ai merr një plumb në këmbë. Policia e Gjirokastrës njoftoi se polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas pak në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët i kanë dhënë ndihmë kolegut të tyre, por edhe ka bërë shoqërimin e personave agresorë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›