Negociata, ku ndahen PD-PS Rozeta Rapushi
Partia Demokratike i ktheu dje pergjigje publike opozites, se cfare eshte e gatshme te negocioje dhe cfare jo, nga 10 pikat e paketes se propozuar nga kreu socialist, Edi Rama. Kryetari i grupit parlamentar i Partise Demokratike, Astrit Patozi, tha ne seancen e djeshme plenare se mazhoranca eshte e gatshme te negocioje dhe bisedoje me opoziten per realizimin e reformave, por nuk mund te beje pazare te pista per integrimin. “Per te mos e zgjatur, kete mazhorance e keni ketu te gatshme per t’i thene, po nismave ligjore dhe kushtetuese, po reformes zgjedhore, po shqyrtimit te cdo kerkese legjitime te opozites, po cdo forme bashkepunimi institucional me te, jo pazareve te pista me integrimin, jo letrave qesharake per institucionet dhe, sigurisht, jo legalizimit te Uikileaksit”, beri te qarte Patozi. Sipas tij, opozita eshte ne te drejten e vet te kerkoje ndryshime ne Rregulloren e Kuvendit dhe te beje amendime ne cdo ligj dhe vendim. Por nga ana tjeter, ai tha se edhe mazhoranca eshte ne te drejten e saj qe jo gjithcka te saj ta pranoje. “Por te thuash qe duhet te kthehemi patjeter tek viti 2005, bie ere e keqe ultimatumi dhe bllokimi. Sepse keshtu nuk i gjendet fundi. Ne mund te themi, fjala vjen, qe rregullorja e Zogut e vitit 1926, eshte me e mire se kjo e sotmja, por kjo nuk ka sens. Edi Rama thote se duhet te kthehemi patjeter tek rregullorja e Ylli Bufit, nderkohe qe vete autorin e saj e ndeshkoi dhe e nxori jashte Parlamentit”, u shpreh kreu i grupit parlamentar. Patozi theksoi se ajo qe mund te thote pa medyshje mazhoranca per rregulloren eshte qe, eshte gati qe rregulloren joperfekte, e cila ka qene e tille edhe ne vitin 2005, te ballafaqohet dhe te pershtatet me praktikat me te mira te Brukselit, me ate te Parlamentit Evropian. Ndaj ai u beri thirrje socialisteve, qe nese e kane seriozisht, dhe jo si pretekst, ta shikojne ne kete kendveshtrim dhe te ecet perpara. “Por, nuk besoj se ka me shqiptare qe te besojne ne perrallen e ndryshimit te sjelljes politike te Partise Socialiste, pas shpalljes se 10 pikave te Edi Rames. Sepse Edi Rama e tha vete me goje nje jave me pare, se nuk do te kete asnje hap te Partise Socialiste drejt atij kompromisi minimal, qe kerkohet per reformat e integrimit”, akuzoi Patozi. Madje ai e cilesoi paketen apo paktin e Edi Rames, si pseudokauza e kutise, qe u perdor dy vjet, per te mos ardhur ne Parlament, pastaj per te ardhur dhe per te mos votuar. Sipas demokratit, jo rastesisht javen qe shkoi grupi parlamentar, u kthye te marredhenia e kushtezuar me parlamentin dhe nuk votoi ligjet me tre te pestat, por u terhoq edhe nga votimi i ligjeve te thjeshta. “Integrimi nuk eshte detyrim vetem i mazhorances, ndaj edhe me te nuk mund te behet pazar. Ne Bruksel nuk do te anetaresohen vetem demokratet dhe aleatet e tyre, por te gjithe shqiptaret, duke perfshire ketu edhe socialistet. Edi Rama po na e paraqet si nje ceshtje qe opozita nuk ka asnje pergjegjesi, ndaj edhe duhet te shperblehet me copa pushteti dhe me begenisje, ne kembim te kontributit te saj”, theksoi kreu i grupit parlamentar demokrat.
Pergjigjet
“Per te mos e zgjatur, kete mazhorance e keni ketu te gatshme per t’i thene, po nismave ligjore dhe kushtetuese, po reformes zgjedhore, po shqyrtimit te cdo kerkese legjitime te opozites, po cdo forme bashkepunimi institucional me te, jo pazareve te pista me integrimin, jo letrave qesharake per institucionet dhe, sigurisht, jo legalizimit te Uikileaksit”, ju pergjigj dje Astrit Patozi, pikave te paktit te Edi Rames.
Kritikat
Sipas mazhorances, Edi Rama po ben pazar per procesin e integrimit te vendit. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha dje se, Partia Socialiste do te fitoje ca anetare bordi ne Banken e Shqiperise, ndoshta edhe vete Guvernatorin, gjysmen e Avokatit te Popullit, trecerekun e Kryetarit te Kontrollit te Shtetit, dhe vitin tjeter, duke pare e duke bere, ndoshta edhe ndonje cope te mire nga Presidenti i Republikes.