Tërbuni, i pafuqishëm në transfertëAjo që duhet të theksohet, të paktën nga kontingjenti që zotëron Tërbuni, rezultatet e arritura deri tani lënë shumë për të dëshiruar.

Nga Anton ZALLI - Humbjet nuk kanë të sosur për ekipin e Tërbunit. Dy humbje radhazi të seleksionuara nga pukjanët konfirmojnë faktin se diçka nuk shkon në ekip. Kujtojmë që pukjanët vinin në fazën e dytë të motivuar dhe shumë të bindur për një ecuri të suksesshme gjatë kësaj faze.
Deri tani janë zhvilluar tre takime për fazën e dytë. Javët kalojnë e Tërbuni duket qartë që ka ngelur vend numëro. Po çfarë nuk po shkon mirë tek Tërbuni?
Përgjigjia me e mirë e kësaj pyetje do të ishte më mirë që kjo të mos ekzistonte, pasi ndoshta mund të vendosë para përgjegjësisë drejtuesit e ekipit.
Por ajo që duhet të theksohet, të paktën nga kontingjenti që zotëron Tërbuni, rezultatet e arritura deri tani lënë shumë për të dëshiruar.
Këtë fundjave Tërbunit do ti jepet mundësia që të seleksionojë një rezultat pozitiv pas dy humbjeve. Natyrisht aty ku nuk ka gabuar, në shtëpinë e tij. Por a mjaftojnë vetëm rezultatet pozitive që arrihen në Pukë për tu renditur në vendin e katërt…!?
E Merkure, 25 Shkurt 2009