E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toti në formacionin e parë të Luçiano Spaletit

Londër - Françesko Toti do të jetë në dispozicion të trajnerit Spaleti në përballjen me Arsenalin, megjithë shqetësimet e shfaqura në kofshën e djathtë. Kapiteni i romanëve është një armë e fortë për ekipin e tij në ndeshjen për 1/8-at e Ligës së kampioneve, e cila do të zhvillohet sonte në “Emirates Stadium” të Londrës.

Spaleti duhet të lërë në stol Sisinjon, i cili nuk ndodhet në gjendje të mirë. Më i favorizuari për rolin e tij është Motta. Huan është një emër tjetër që do të mungojë në këtë sfidë, dhe në vendin e tij do të jetë Loria.

“Jemi këtu të gatshëm për të luajtur kundër një skuadre të fortë. Nuk kemi nevojë për të treguar stimuj të veçantë. Duam të demostrojmë vetëm forcën tonë”, shprehet menjëherë pas mbërritjes në Londër trajneri i italianëve, Luçiano Spaleti.

Më pas tekniku i Romës ka folur edhe për gjendjen e futbollistëve të tij përpara superndeshjes me Arsenalin.

“Huan ka shumë pak mundësi të rikuperohet. Vendin e tij mund ta zëvëndësojë Loria në mënyrë absolute. Diamuten ka një mundësi të mirë për t’u aktivizuar në këtë ndeshje. Shpresoj që edhe Sisinjo të jetë i gatshëm. Toneto është plotësisht gati. Edhe Vuçiniç do ta nisë nga stoli këtë takim”, deklaron Luçiano Spaleti.

Më poshtë do të paraqesim formacionin paraprak të trajnerit të Romës për përballjen me Arsenalin në stadiumin “Emirates Stadium të Londrës”.

ROMA (4-3-1-2): Doni; Motta, Mexes, Loria, Riise; Perrotta, De Rossi, Brighi; Pizarro; Totti, Baptista.

Në stol: Artur, Diamoutene, Tonetto, Cicinho, Taddei, Vucinic, Montella.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›