Ada: Fituam me meritën tonëFitorja e arritur ndaj Besëlidhjes mesa duket i ka dhënë një optimizëm më të madh velipojakeve. Krepi sqaron se Ada edhe ka patur më shumë probleme, ka arritur të seleksionojë rezultate pozitive, duke lënë kështu të k

Nga Anton ZALLI- “Kemi arritur të fitojmë shumë bindshëm, natyrisht kjo është falë lojës sonë dhe meritës sonë”, -kështu është shprehur tekniku i velipojakëve Kreshnik Krepi.
Ada ka arrtiur të realizojë një fitore ndaj një ekipi me emër të madh siç është Beselidhja. Rezultati i arritur ndaj lezhjanëve, e ka shtuar shumë besimin tek ekipi. Natyrisht duhet të theksohet se Ada luajti në shtëpinë e saj pas katër viteve mungesë.
Lind pyetja, Ada pse zhvilloi një lojë të mire sepse luante në shtëpi apo tashmë është konsoliduar si ekip?
“ Përkundrazi ne ishim në presion ndaj Besëlidhjes, pasi e kërkonim me çdo kusht rezultatin. Por unë jam shumë i bindur se ekipi tregoi vlerat e vërteta të tij”, është përgjigjur Krepi.
Ndërkohë ai ndër të tjera theksoi se tashmë ekipi e ka lënë pas fitoren e arritur dhe po mendon për takimin e radhës. Këtë javë Ada do të luajë përballë Naftëtarit.
Fitorja e arritur ndaj Besëlidhjes mesa duket i ka dhënë një optimizëm më të madh velipojakeve. Krepi sqaron se Ada edhe ka patur më shumë probleme, ka arritur të seleksionojë rezultate pozitive, duke lënë kështu të kuptohet qartë synimi ndaj Naftëtarit.
E Merkure, 25 Shkurt 2009