Tërheqja e trupave nga Kosova, "vendim logjik"
Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Zapatero ka deklaruar se vendimi i qeverisë spanjolle për tërheqjen e trupave të saj nga misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, "është vendim logjik" - pasi qeveria në Madrid nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.Zapatero theksoi se, NATO-ja ka qenë e njoftuar më herët për vendimin e Madridit, që nga Kosova t'i tërheqë 620 ushtarët spanjoll.Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer e ka quajtur vendimin e qeverisë spanjolle si "të njëanshëm dhe të parakohshëm".
Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.