E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia s'mund të anëtarësohet në BE pa njohjen Kosovës


Serbia në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet anëtare e BE pa njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar sekretari belg i Shtetit për çështje evropiane Olivier Chastel.

Beogradi duhet të jetë i vetëdijshëm se partnerë të tij në çështjen ne anëtarësimit në BE nuk është Komisioni Evropian, por 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian 22 prej të cilave tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka thënë Chastel.

Në një intervistë për portalin e internetit Eurobserver, zyrtari i lart belg për çështje evropiane tha se, as Serbia dhe as një vend tjetër i Ballkanit perëndimor nuk kanë arsye për optimizëm të tepruar në çështje integrimi gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga Belgjika, që nis në qershor të këtij viti pas të përfundojë kryesimi i Spanjës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›