E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ki Moon , kritika për planet e ndërtimeve në Jeruzalemin lindor


Pas zevëndëspresidentit amerikan Joe Biden, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka dënuar planet e ndërtimeve të reja izraelite në Jeruzalemin Lindor. Ndërtimi i 1600 banesave të tjera në Ramat dhe Schlomo shkel të drejtat ndërkombëtare dhe pengon zhvillimin e procesit të paqes në Lindjen e Afërt, tha një zedhënës i Ban Ki Moon-it. Ngjashëm u shpreh më herët edhe Biden gjatë vizitës së tij në Izrael. Pjesa lindore e Jeruzalemit duhet të jetë sipas kërkesës së palestinezëve për kryeqytetin e shtetit të tyre të vetin në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›