Në pikëpyetje vizita e Ashtonit në Shkup

Kabineti i Përfaqësues së Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton, nuk ka mundur të konfirmojë informacionet se baronesha do të vizitojë edhe Shkupin, gjatë turit të saj ballkanik, të paralajmëruar javën e ardhshme.
Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq, nuk ka pasur përgjigje në pyetjen e Agjencisë “MIA”, lidhur me spekulimet se zyrtarja e lartë do të qëndrojë dhe në Shkup, pas vizitës që do t’i bëjë Beogradit dhe Prishtinës.
Megjithatë, Kocijançiq nuk ka përjashtuar një mundësi të tillë, megjithëse insiston se nuk posedon asnjë informacion mbi këtë çështje. Ajo refuzon të komentojë dhe për qëllimin që do të kishte vizita eventuale e baroneshës Ashton./Indeksonline/