Tërhiqet Berisha: I kthen opozitës taksat mbi biznesin e vogëlNga TemaKryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare është tërhequr plotësisht nga kalimi i një grupi të madh të bizneseve nga të vogla në të mëdha duke iu bindur presionit të madh të bashki
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Tërhiqet Berisha: I kthen opozitës taksat mbi biznesin e vogëlNga TemaKryeministri Berisha dhe qeveria shqiptare është tërhequr plotësisht nga kalimi i një grupi të madh të bizneseve nga të vogla në të mëdha duke iu bindur presionit të madh të bashkive dhe komunave të Partisë Socialiste. Kryeministri tha se që të gjitha bizneset me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë do të jenë pjesë e biznesit të vogël dhe se të gjitha bizneset deri në 5 milionë lekë xhiro do të duhet të lëshojnë fatura të tatimit mbi vlerën e shtuar, në mënyrë që mbyllen hapësirat për shmangie fiskale. Prej disa javësh pushteti vendor i Partisë Socialiste ka protestuar ashpër kundër masës së marrë më herët nga qeveria, që i kalonte në biznes të madh të gjitha subjektet me xhiro mbi 5 milionë lekë duke bërë kështu që bashkitë dhe komunat të kishin shumë më pak të ardhura në buxhetet e tyre dhe në anën tjetër të vinte përballë taksave më të mëdha të gjitha këto biznese. Partia Socialiste e kishte kthyer këtë në një betejë për të mbrojtur autonominë e kërcënuar të pushtetit vendor dhe qeveria u ndal para këtij presioni. Tashmë, me vendimin e djeshëm të kryeministrit gjithçka në lidhje me këtë çështje është kthyer si më parë: bashkitë dhe komunat do të mbledhin 1,5% të xhiros së biznesit të vogël ose jo më shumë se 10% të fitimit të tij. Kjo ishte edhe gjendja e mëparshme e ligjit. Një ndryshim i ri ka hyrë në lidhje me lëshimin e faturave të tatimit mbi vlerën e shtuar, ku tashmë çdo biznesi, që bën një xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, do të duhet t’i lëshojë ato, në mënyrë që të mos kihet hapësirë për abuzime. Deri më tani biznesi i vogël e paguante tatimin mbi vlerën e shtuar, por në një mënyrë të padukshme, pasi ai nuk lëshonte fatura. Pas mjaft javësh këmbëngulje dhe një rruge pa kthim në dukje qeveria është tërhequr përballë opozitës, ndërkohë kjo e fundit ka marrë fitoren e parë dhe në fakt shumë të rëndësishme. Ajo arriti të mbrojë një pikë të fortë të demokracisë, siç është autonomia e pushtetit lokal dhe në anën tjetër arriti të krijojë bindjen se mund të jetë në anën e shtresave që kanë nevojë të përkrahen, si biznesi, sidomos në një kohë të vështirë për ekonominë. Tërheqja e qeverisë ndodhi në një mënyrë të befasishme dhe të papritur në dukje, ku qeveria u përpoq të sillet sikur bëhej fjalë për një vendim të zakonshëm. Protestat e opozitës e detyruan qeverinë në këtë kthim pas, por stina e tyre duket e gjatë. Shumë çështje të tjera janë në diskutim.