E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini përmbyt fshatrat

 Prurjet në lumin Shkumbin kanë krijuar probleme për banorët e fshatrave Labinot-Fushë, Polis, Xibrakë, etj. Dje në një urë prej hekuri që lidh fshatin Polis me zonën perëndimore, një drejtues mjeti rrezikoi jetën, pasi ra në lumë së bashku me makinën. Por për fat të mirë ai mundi të dalë me not, duke i shpëtuar rrezikut. Vetë banorët, për të shmangur dëmtimin e urës nga prurjet e shumta të Shkumbinit hoqën një sasi të konsiderueshme inertesh prej tij. Ndërkaq, komunat Orenjë dhe Stërblevë në Librazhd janë të izoluara nga qendra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›