Devolli rrëmben dy maune
Rrjedha e lumit Devoll merr përpara dy maune, të cilat po udhëtonin në aksin Cërrik-Gramsh. Fatmirësisht ngjarja përfundoi pa viktima. Mësohet se njëra prej mauneve transportonte rreth 2 mijë gjela deti, ndërsa tjetra dru. Ky aks vazhdon të jetë i përmbytur, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Devoll nga reshjet e dendura të ditëve të fundit. Drejtuesit e mauneve rrezikuan jetën, por ata mundën të dalin në kohë nga ujërat që vërshonin. Mësohet se gjelat e detit do të groposen. Ndaj në vend mbërritën edhe veterinerë.