Tërhiqet Tirana, Pezo kushton 50 mijë euro
Komplikohet tratativa Tirana-Pezo. Në mes është shifra prej 50 mijë eurosh që klubi i Hajdukut kërkon për të. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për gazetën “Panorama” nga menaxheri i lojtarit, Sokol Haxhia, si dhe nga vetë Pezo në një bisedë telefonike. Sipas menaxherit, Pezo kërkohet nga 3 skuadra të huaja (1 qipriote dhe 2 greke) si dhe nga dy skuadra shqiptare (Tirana dhe Flamurtari). Futbollisti ka kontaktuar me drejtuesit e Tiranës ditët e fundit dhe ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer, por shifra e 50 mijë eurove mbetet problemi thelbësor i tratativës.