E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihana, me Kris Braunin ka pasur edhe dy zënka të tjera



Këngëtari Kris Braun e ka sulmuar Rihanën edhe dy herë të tjera disa javë para dhunës së ushtruar në muajin shkurt. Gjatë një udhëtimi në Europë, Rihana ka goditur me shuplakë të dashurin e saj pas disa argumenteve të çuditshme dhe Braun është përgjigjur duke e përplasur atë pas murit. Hera e dytë kur ata u ballafaquan ishte gjatë kohës së pushimeve në Barbados ku mendohet se kanë pasur një konflikt brenda në makinë. Braun i nxehur ka thyer dritaren e përparme dhe atë të anësore të makinës edhe pse askush nuk është lënduar. Për këtë arsye ai u dënua me 5 vjet liri me kusht dhe 6 muaj punë të detyruar në Virxhinia. Dënimi u dha nga gjykata e Los Anxhelosit, e cila bëri të ditur gjithashtu se kënëgtari do të ndjekë edhe një program riedukimi për një vit rresht. Ai gjithashtu është i detyruar të rrijë larg Rihanës. Për të, ky mund të konsiderohet dënim ekzemplar. Më herët, Braun kërkoi falje publikisht, por duket se as kjo nuk i shërbeu për t’ia hedhur lehtë. Seanca që ishte parashikuar të mbahej më 5 gusht, u shty sepse gjykatësi ishte në pritje të përgjigjes nëse Kris mund të bënte punë të detyruar në Virxhinia. Braun në muajt e ardhshëm duhet të mbedhë plehërat, të pastrojë makinat si dhe të kujdeset për pastërtinë e rrugëve. Por nuk mbaron me kaq, pasi ai duhet të paguajë edhe 2500 dollarë për programin e rehabilitimit i cili bën fjalë për dhunën dhe do të zgjasë 52 javë.

27 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›