E Diel, 1 Nëntor 2026

Terhiqet alarmi per tsunami ne Japoni

Është tërhequr pas dy orësh alarmi për tsunami në verilindje të Japonisë pas një tërmeri të dhunshmë me magnitudë 7.3, në 10 kilometra thellësi në Paqësor. Tërmeti është ndjerë dhe në Tokio , pavarësisht distancës prej 500 kilometrash nga epiqendra. Brenda pak minutash ka rënë dhe një tërmet tjetër. Gratacelat e kryeqytetit niponik janë tronditur në mënyrë të dukshme. Agjencia metereologjike japoneze kishte dhënë një alarm lokal, ndërsa dallgët kishin arritur lartësinë e dy metrave në prefekturën e Miagit. Urdhërat për evakuim janë dhënë edhe nëpërmjet tuiterit për zonat e goditura nga tërmeti ku ka pasur dhe të plagosur. Sipas kompanisë që merret me menaxhimin e qendrave bërthamore nuk ka pasur asnjë anomali në impiante. Por gjithsesi punëtorët janë evakuar në zona të sigurta brenda impianteve. Po për arsye sigurie është bllokuar dhe shërbimi i trenave të shpejtë në Shinkansen. Kryeministri i vendit Noda ka ndërprerë fushatën elektorale. Në Japoni, do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në 16 dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›