Tërhiqet uji, zona mbulohet me shumë aluvione e plehra
01/03/2010 Ngushtohet harta e përmbytjeve, 5850 ha nën ujë. Vetëm 308 persona janë evakuar
TIRANE- Përmirësimi i kushteve atmosferike ka qenë ndihma më e madhe për banorët e zonës së Nënshkodrës, pasi ky faktor ka sjellë uljen e nivelit të ujit në lumenjtë Buna dhe Drin, të cilët janë edhe shkaktarët kryesorë që sjellën përmbytjen e madhe në zonë. Shumë fusha që ishin mbuluar nga ujërat e këtyre lumenjve, tashmë kanë dalë nga izolimi, por që mbi sipërfaqen e tyre vazhdojnë të qëndrojnë mbeturina dhe aluvione të shumta që kanë ardhur si pasojë e gryerjeve të ujit nga të dyja përmbytjet. Kjo gjë është kthyer në një rrezik të vërtetë në fshatrat si: Dajç, Goricë, Ana e Malit, ku niveli i ujit ka rënë ndjeshëm dhe jeta në këto vende ka filluar normalisht. Më të kërcënuarit në këtë drejtim janë fëmijët, të cilët pritet që brenda kësaj jave të fillojnë shkollën, çka bën që ata të jenë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve që ndodhen në zonë. Specialistët kanë paralajmëruar për moskonsumim të ujit të puseve, pasi si pasojë e përzierjes së ujit me plehun organik të bagëtive dhe me ujërat e zeza, ai rezulton me ndotje të lartë. Aktualisht situata në zonat e prekura nga përmbytjet në zonën e Shkodrës është në përmirësim të vazhdueshëm dhe të përditshëm. Sipërfaqja e tokës së përmbytur në bazë të raportimeve të kryetarëve të njësive vendore dhe Drejtorisë rajonale të Bujqësisë dje rezultoi të ishte në 5850 ha nga 7 mijë ha që shkoi tre ditë më parë. Në disa zona ku uji është larguar plotësisht banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ndërkohë kanë mbetur ende në evakuim rreth 308 persona. 74 shtëpi janë ende të përmbytura, ndërsa 805 të tjera janë të rrethuara nga uji. Pothuajse të gjitha akset rrugore drejt komunave dhe fshatrave të prekura nga përmbytja janë të kalueshme nga të gjitha llojet e automjeteve. Përjashtim bën aksi rrugor drejt fshatit Obot në komunën Ana e Malit, si dhe aksi rrugor drejt Velipojës tek Ura e Gjo Lulit, e cila kalohet vetëm me mjete të rënda. Ndërkohë që automjetet e vogla kalojnë nga Benti, për të shkuar në Velipojë. 93 familjet e komunës Dajç lëvizin nga shtëpitë e tyre në mënyrë periodike në varësi të lëvizjes së nivelit të ujërave. Të gjitha zonat e prekura nga përmbytja furnizohen rregullisht me energji elektrike, pasi rrjeti elektrik është i ngritur në ajër dhe jo nën tokësor. Strukturat e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Bordin e Kullimit Shkodër vijojnë punën për përforcimin e argjinaturave pranë zonave të prekura apo të rrezikuara nga përmbytja, duke vendosur thasë me rërë apo inerte të ndryshme. Ky proces është përqendruar në mënyrë të veçantë në Shirq dhe Daragjat të komunës Dajç dhe në Ças të komunës Velipojë. Gjithashtu Forcat e Armatosura po kryejnë edhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore si dhe të koncentrateve për bagëtinë në Obot dhe Gorricë të komunës Ana e Malit, e po kështu në komunat Dajç, Velipojë, Guri i Zi, rrethinat dhe Bushat. Këto struktura janë në gatishmëri për çdo rast të nevojshëm për kryerjen e evakuimit dhe transportimit të banorëve apo të bagëtive. Aktualisht shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës janë minimizuar ndjeshëm, gjë e cila sjell përmirësimin e vazhdueshëm të situatës së përmbytjeve. Ndërkohë mësohet se në katër lagjet periferike të Shkodrës, ujë është larguar ndjeshëm dhe qarkullimi i automjeteve e banorëve të zonës, kryhet pa probleme.
Nga përmbytja e parë banorët morën vetëm 1mijë euro
Dëme financiare në sera dhe koncentratin e bagëtive, kërkohet dëmshpërblim financiar
Vërshimi i ujit për të dytën herë ka rënduar akoma dhe më shumë jetesën banorëve të zonës, pasi gjithçka që ata kishin tashmë i është shkatërruar plotësisht. Lagështira e tepërt ka nxjerrë jashtë përdorimit lëndën e parë ushqimore për bagëtitë, të cilat janë burimi i vetëm financiar i banorëve të Nënshkodrës. Një tjetër dëm mjaft i kushtueshëm është prishja e serave, pasi zona njihet për kultivimit e shumtë të produkteve bujqësore në sera. Aktualisht nuk dihet me saktësi se sa është numri total i tyre, por thuhet se në zonat ku uji qëndroi për disa ditë, ato janë shkatërruar plotësisht së bashku me të mbjellat e tyre. Për të gjitha dëmet, banorët kërkojnë sërish dëmshpërblim nga qeveria shqiptare. Aktualisht nuk dihet me saktësi nëse kjo gjë do të ndodhë, por nga dëmshpërblimi i parë familjet e përmbytura morën vetëm 1 mijë euro për të gjitha dëmet e shkaktuara.