Euro 2012, finalet në Poloni - Ukrainë - VIDEO

ASA (Albania Sport Agency) - Polonia dhe Ukraina u zgjodhën për të organizuar së bashku finalet e Euro 2012. Vendimi u lajmërua sot nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini në Kardif të Uellsit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dha verdiktin përfundimtar pas shqyrtimit të tre ofertave Poloni/Ukrainë, Kroaci/Hungari dhe Itali.
Polonia dhe Ukraina do të kenë në dispozicon nga katër stadiume secili për finalet e vitit 2012. Polonia do t' i zhvillojë ndeshjet në Gdansk, Poznan, Varshavë dhe Vrkolau, ndërsa Ukraina ka zgjedhur qytetet Dnipropetrovsk, Donetsk, Kiev dhe Lvov.
Polonia nuk ka mbajtur kurrë më parë finalet e një Europiani, edh pse ka patur tradita të fuqishme futbollistike. Polonia ishte e treta në Kupën e Botës 1974 dhe 1982, ndërsa futbollistët ukrainas, kanë pasur rolin e tyre kur Bashkimi Sovjetik fitoi Kampionatin e parë Europian të vitit 1960. Ukraina arriti deri në cerekfinale në Kampionatin Botëror 2006, në prezantimin e parë të saj si vend i pavarur.