E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet i fuqishëm me mangnitudë 8,1 ballë në Oqeanin Paqësor

Lëkundje të fuqishme janë ndjerë të mërkurën në mbrëmje në Oqeanin Paqësor.
Pas këtyre lëkundjeve të forta qëndra e monitorimit të cunameve në Oqeanin Paqësor ka lëshuar alarmin për një cunam që mund të godasë ishujt jug-perëndimorë të Paqësorit. Epiqendra e lëkundjeve të forta sizmike është regjistruar në afërsi të arkipelagut Santo.
Lëkundjet kanë qënë të një magnitudë 8.1 të shkallës Richter dhe janë ndjerë edhe në ishujt Fixhi.
Deri tani nuk ka njoftime për të lënduar apo deme materiale, megjithatë Guinea e Re, ishujt Fixhi dhe ishulli i vogël i Papuas kanë shpërngulur banorët në zonat e ulta për t'i paraprirë goditjes së një tsunami të mundshëm.
Këto lëkundje sizmike janë në vazhdën e tërmetevë të fuqishme që po godasin Oqeanin Paqësor. Kujtojmë se para dy javësh në ishujt Samoa, nga lëkundjet sizmike u krijuan një cunami i fuqishëm, nga i cili mbetën të vdekur me dhjetëra persona si edhe u rrafshuan me mijëra shtëpi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›