Tërmet i fuqishëm në Filipine
Nga Express më 20 mars 2011 në ora 19:42
Një tërmet prej 6,4 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Filipinet, por tash për tash nuk ka informacione për viktima ose dëme materiale.
Instituti i Filipineve për Vullkanologji dhe Sizmologji ka njoftuar se nuk është dhënë alarmi kundër cunamit, ndërkohë që po përcjellë gjendjen.
Tërmeti ka ndodhur të dielën rreth orës 9.30 sipas kohës së Evropës së Mesme, ndërsa epiqendra ishte 117 kilometra në verilindje të qytetit Laoaga, në ishullin Luzon, në thellësi prej 50 kilometrash.
Instituti amerikan për gjeofizikë ka njoftuar se fuqia e tërmetit ishte 6 ballë, ndërsa epiqendra ishte në thellësi prej 36 kilometrave.