Tërmet në Afganistan, humbin jetën shtatë persona

Një tërmet i fuqishem është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Afganistanit. Termeti me magnitude 5.3 ball sipas shkalles Rihter ka goditur malet e larta te Samanganit duke lene te vrare te pakten 7 persona dhe 30 te tjere kane mbetur te plagosur, behet e ditur keshtu sipas burimeve vendase. Lekundjet jane ndjere ne Kabul dhe ne qytetet e aferta te Uzbekistanit dhe Tajkistanit. Po ashtu burime te autoriteteve vendase kane bere te ditur se rreth 300 shtepi jane shembur si pasoje e lëkundjeve te forta . Skuadrat e shpetimit kane filluar menjehere me kërkimet per te mbijetuar.
< I mëparshmi