E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, kufiri i ruajtjes me Shqipërinë, kalon në përgjegjësi të Policisë kosovare Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler

KFOR-i do t’ia transferojë Policisë së Kosovës përgjegjësitë për kontrollin e kufirit me Shqipërinë. Ceremonia e dorëzimit të këtyre përgjegjësive tek policia vendore do të ndodhë më 28 prill. Zyrtari i lartë i NATO-s, admirali Ficxherald, tha se përmirësimi i situatës së sigurisë në Kosovë, ka mundësuar bartjen e përgjegjësive të caktuara tek autoritetet vendore të sigurisë. Në këtë kuadër, komandanti i KFOR-it, Markus Bentler i transmetoi vendimin admiralit Ficxherald se KFOR-i po planifikon bartjen e përgjegjësive tek autoritet kosovare të sigurisë fillimisht në kufirin e Kosovës me Shqipërinë e më vonë edhe në kufijtë me Maqedoninë e Malin e Zi. “Kjo do të bëhet hapa pas hapi dhe do të ketë një vlerësim të kujdesshëm. Bartja e kompetencave do të bëhet për vijën kufitare me Shqipërinë me 28 prill. Ne do të vazhdojmë edhe me kufijtë e tjerë, por paraprakisht do të bëhet vlerësimi për secilin rast”, tha gjenerali Bentler.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›