Transporti ajror në Evropë në kaos, 60 mijë fluturime janë anuluar prej ditës së enjte Qytetar duke parë tabelën e fluturimeve të anuluara ne aeroport

Problemet në transportin ajror në Evropë dhe më gjerë si rezultat i hirit vullkanik nga Islanda po hyjnë në ditën e pestë. 6.8 milion pasagjerë në mbarë botën janë prekur, me më shumë se 300 aeroporte në Evropë të mbyllura. Shumë linja ajrore dhe aeroporte janë duke e humbur durimin gjithnjë e më shumë dhe kanë bërë thirrje për një shqyrtim urgjent të masave. Pjesa më e madhe e hapësirës ajrore në Evropën veriore do të mbeten të mbyllura të hënën ndërsa shumica e tyre në Evropën Jugore do të rihapen. Më shumë se 60 mijë fluturime janë anuluar në të gjithë Evropën që nga dita e enjte. Por organizatat që përfaqësojnë linjat ajrore evropiane dhe aeroportet kanë vënë në dyshim nëse kufizimet në vend janë në përpjesëtim me rrezikun. Disa kompani ajrore kanë kryer fluturime prove, pa problem.