E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termet ne Greqi e Turqi,panik tek banoret

Termete me magnitude 5,2 dhe 4,2 balle sipas shkalles Rihter jane regjistruar mbreme ne pjesen turke te detit Egje dhe ne gadishullin e Peloponezit, ne rajonin e Gokçeades.Kanalet televizive ai rus NTV, ai i CNN-it turk si dhe faqet greke te internetit bene te ditur se termeti ne detin Egje u ndje ne Çanakale, Ederne, Tekirda, Izmir dhe ne pjeset perendimore te Stambollit.Epiqendra e termetit ndodhej ne det, ne veri te Gokçeades.Pesembedhjete minuta pas goditjes se pare ka pasur edhe nje termet i dyte me intensitet prej 3,5 ballesh sipas shkalles Rihter, njoftoi CNN-Turk.Nuk ka te dhena per viktima apo deme materiale.Termet me magnitude 4,2 balle sipas shkalles Rihter dje pasdite u regjistrua edhe ne rajonin e gadishullit te Peloponezit, ne jug te Greqise, njoftuan burime greke.Epiqendra e termetit ndodhej ne veri te qytetit Kalamata.Burimet thone se nuk ka patur deme materiale apo ne njerez, pervecse panikut te shkaktuar nga lekundjet e medha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›