E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe , Jahjava varg takimesh

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka zhvilluar një varg aktivitetesh dhe takimesh të rëndësishme, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Presidencës. Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore “Çmimi Zayed për Energjinë e së Ardhmes”, një çmim ky shumë i rëndësishëm që jepet çdo vit për kompanitë dhe individët që shënojnë rezultate në fushën e energjisë alternative.

Gjatë kësaj ceremonie, Jahjaga pati takime me presidentin e Islandës, Ólafur Ragnar Grímsson, bashkëshorten e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, Cherie Blair, ministra dhe ish-ministra të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Britanisë së Madhe, dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë e përfaqësues kompanish nga shumë vende të botës.

Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi, presidentja e Kosovës vizitoi kompaninë “Masdar”, e cila merret me hulumtimin dhe vënien në praktikë të energjisë alternative, kryesisht solare. Jahjaga vizitoi edhe xhaminë e Sheik Zayedit në Abu Dhabi, një objekt modern fetar dhe kulturor, si dhe varrin e sheikut Zayed Bin Sultan Al Nahyan, i cili e ndërtoi këtë qendër.Gjatë këtyre takimeve dhe vizitave presidentja ishte e shoqëruar nga ministri për Zhvillim, Besim Beqaj, dhe i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›