Thaçi, vizitë zyrtare në Vjenë më 24 janar
Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se takimi i radhës i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën do të mbahet në Vjenë, më 24 janar.
Në këtë takim mësohet se do të marrë pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili në përfundim të tij do të japë një konferencë për shtyp së bashku me përfaqësuesin civil ndërkombëtar, Piter Feith.