Shtyhet takimi i Ligës Arabe

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe kanë anulluar papritur të dielën një takim të planifikuar për t`u mbajtur gjatë ditës në në portin e Detit të Kuq, në Xhedah.
Ministrat kishin planifikuar të diskutonin krizën në Siri dhe të marrin në konsideratë një zëvendësim për ish të dërguarin e OKB-së dhe Ligës Arabe Kofi Anan, i cili dha dorëheqje në fillim të këtij muaji pas dështimit të planit gjashtë-pikësh të paqes të tij.
Zëvendësekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Ben Helli iu tha gazetarëve në Kajro se takimi “është shtyrë deri në një datë të mëvonshme.”
Ai nuk pranoi të japë ndonjë shpjegim për këtë shtyrje.