E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhje për Sirinë, mbledhje urgjente e Ligës Arabe

Ministrat e Jashtëm arabë pritet të takohen sot në Arabinë Saudite për të diskutuar zhvillimet në Siri dhe për të gjetur një zëvendësim për Kofi Ananin, të dërguarin e OKB-së dhe të Ligës Arabe për Sirinë.

Anan dha dorëheqje më 2 gusht, duke thënë militarizimi në rritje në Siri dhe mospajtimet brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë bërë të pamundur punën e tij.

Diplomatët në Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se i preferuari i tyre për të zëvendësuar Ananin është diplomati veteran algjerian Lakdar Brahimi, i cili ka qenë edhe zyrtar i lartë në Ligën Arabe.

Takimi mbi Sirinë, ndodh para se udhëheqësit myslimanë takohen të martën në Arabinë Saudite në një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›