Termet ne Krete. Lekundjet ndihen ne Mesdhe
Një tërmet me fuqi 6.2 shkallë të Rihterit ka goditur ishullin e Kretës, por nuk ka njoftime për dëme materiale apo viktima. Autoritetet greke thanë se epiqendra ishte në det, rreth 360 kilometra në juglindje të Athinës. Lëkundjet e tokës janë ndjerë në Kajro dhe gjithë rajonin e Mesdheut, ndërsa agjencia turke e lajmeve Anatolia ka raportuar për panik në qendrat turistike. Sizmologët grekë thonë se tërmeti ka ndodhur në një rajon të njohur për jostabilitet.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 02 prill 2011 )
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 02 prill 2011 )