Proteste kunder OKB-se qindra mbeshtetes te Gadafit ne rruge

Qindra vetë u mblodhën në Tripoli para zyrave të misionit të Kombeve të Bashkuara për të protestuar kundër misionit të OKB-së . Duke valëvitur foto të liderit libian Muamar Gadafi turma hidhte slogane kundër organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe veprimeve ushtarake të alenacës ndërkombëtare. Sipas tyre koalicioni ndërkombëtar kishte shkaktuar dhjetëra viktima, civilë e të pafajshëm. Të paktën 10 rebelë u vranë të premten në afërsi të Bregas gjatë bombardimeve të koalicionit aty NATO ka filluar hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.