E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turk: Pres Tadicin e Sejdiun në Slloveni

BEOGRAD- Presidenti slloven, Danilo Türk shpreson që Konferenca ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në muajin mars në Slloveni do të tubojë të gjithë përfaqësuesit e shteteve të rajonit.

Në një deklaratë për shtypin serb, Türk nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen për mungesën eventuale të Serbisë në këtë takim të caktuar për më 20 mars në Bërdo afër Kranjit, për shkak të prezencës së zyrtarëve kosovarë, por vetëm ka përsëritur se shpreson që të gjitha vendet e rajonit do të jenë prezente në këtë konferencë.

Si bashkërganizatore e kësaj konference ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor, Sllovenia thotë se do të jetë një rast i rëndësishëm që të ringjallet dhe konfirmohet përkushtimi i Bashkimit Evropian me qëllim të zgjerimit të mëtejshëm.

Ndërkaq nga Kabineti i presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu gazetës "Danas" të Beogradit i është thënë se përfaqësuesit e Kosovës gjithsesi do të shkojnë në takimin në Slloveni, por ende nuk është vendosur se cili nga përfaqësues e Kosovës do të marrin pjesë në këtë konferencë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›