Papandreu: Greqia duhet të ndryshojë
ATHINë- Greqia duhet të ndryshojë, ky proces do të jetë i vështirë, por pjesa më e madhe e popullit, rreth 60-70 % i mbështet vendimet e qeverisë, deklaroi kryeministri grek, Jorgos Papandreu në një intervistë për televizionin australian EBC.
"Greqisë i nevojitet mbështetje, që vendi të mundet të marrë borxhe me kushte favorizuese", deklaroi ai.
I pyetur cili është problemi kryesor i ekonomisë greke, Papandreu u përgjigj se ''kemi probleme të brendshme, që është si pasojë e keqmenaxhimit të ekonomisë, sidomos nga qeveria e kaluar, korrupsioni, nepotizmi dhe në këtë mënyrë janë shpenzuar shumë para''.
''Nevojiten ndryshime të thella strukturore dhe duhet urgjentisht ta zgjidhim problemin me deficitin buxhetor'', theksoi ai.
Lidhur me mbështetjen e BE-së për Greqinë, Papandreu përsëriti se vendi nuk kërkon ndihmë financiare.
"Ne mendojmë se duhet të marrim hua në kushte që janë të favorshme edhe për vendet e tjera evropiane. Ajo që do të ndodhë është se vende të tjera do të na ndihmojnë të marrim borxhe me kamata më të ulëta. Mendoj se kjo është një mundësi e mirë që t'i zgjidhim problemet me të cilat po ballafaqohemi", tha kryeministri grek në intervistën për EBC-në.
(e.n/ata/BalkanWeb)