Tërmet në Tiranë, regjistrohen lëkundje 4 ballë pak pas mesnate
Tiranë- Kryeqyteti është lëkundur pak pas mesnatës së djeshme si pasojë e një termeti me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti është ndjerë rreth orës 00:45 minuta të së mërkurës teksa sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik epiqendra e tij ka qënë 25 km në jugperëndim të kryeqytetit.
Në epiqendrën e tij në Papër të Elbasanit lëkundjen janë ndjerë me një intensitet 5 ballë të shkallës Rihter.
Ndërkohë raportohet se nuk ka pasur njerëz të lënduar apo dëme materiale por vetëm panik mes banorëve të cilët kanë ndjerë lëkundjet.
/IDEA/