E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas humbjes së demokratëve, i vihet flaka godinës së komunës Shalë

Pak ditë pasi Kolegji Zgjedhor vendosi që Komunën e Shalës do e mbajnë socialistët, godinës së komunës i është vënë flaka. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe policia konfirmon se godina është djegur plotësisht, me gjithë dokumentet brenda. Kjo komunë ishte drejtuar nga demokratët deri në këto zgjedhje lokale. Kryetari demokrat i komunës garoi kundër një kandidati të PS.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi të premten kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në komunën Shalë, në Shkodër, duke lënë fitues kandidatin e Partisë Socialiste.

Kolegji vlerësoi si të pabazuar në ligj, kërkesën e Partisë Demokratike për të ripërsëritur zgjedhjet në këtë komunë, dhe la në fuqi vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili shpalli fitues me 2 vota kandidatin e opozitës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›