E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti, Izraeli i shtrin dorën e ndihmës Turqisë

“Duke folur si qenie njerëzore, si hebre dhe një izraelit që i kujton dhe është i ndërgjegjshëm për marrdhëniet historike mes dy vendeve, unë ju shpreh ngushëllime në emër të popullit të Izraelit”, i tha Perez Presidentit Gyl gjatë një bisede telefonike, raporton “Haaretz”.

“Në këto kohë të vështira, shteti i Izraelit është gati të ofrojë çdo lloj ndihme, kudo në Turqi dhe në çdo kohë”, tha Perez.

Presidenti turk, Abdullah Gyl, falënderoi Peresin dhe tha se autoritetet akoma po përpiqen të vlerësojnë dëmet e bëra nga tërmeti. Ai u shpreh shpresëplotë se ekipet turke të shpëtimit nuk do të kërkojnë ndihma nga jashtë.

Ndërkohë më parë edhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak, urdhëroi kreun e zyrës diplomatike dhe të sigurisë, Amos Gilad, që të kontaktojë zyrtarët turq dhe të ofrojë ndihmë./Start/F. P/

                                                                                             2011-10-23 20:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›