Termeti në Greqi, banorët e gdhijnë natën jashtë
Banoret e Peloponezit deri ne Patra e kane gdhire naten e mbremshme jashte nga frika per lekundje te tjera temeti.Sizmiologët kanë këshilluar mbrëmë që njerëzit të mos kthehen në shtëpitë e tyre për të fjetur deri në stabilizimin e gjendjes. Si rrjedhim të gjithë e kanë gdhirë natën jashtë. Një skuadër inxhinierësh ka shkuar për të studiuar zonën dhe për të vlerësuar fortësinë e ndërtesave pas rënies së tërmetit, sidomos të shkollave dhe spitaleve.
Shumë njerëz janë mbledhur sot në qendër të qytetit apo fshatrave të tyre duke pritur të reja lidhur me magnitudën e tërmetit. Një makinë është shkatërruar në fshatin Kato Achagia në veriperëndim të Gadishullit të Peloponezit ditën e djeshme kur tërmeti me shkallë 6.5 shkallë Rihter goditi zonën dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi.
Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur pas tërmetit më të fuqishëm të ndodhur në Greqi të paktën 10 vitet e fundit. Tërmeti ndodhi në veriperëndim të Peloponezit duke sjellë panik në të gjithë vendin.
Goditja e tërmetit me shkallë 6.5 rihter ndodhi në orën 3.25 të mbasdites dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të Greqisë, në Shqipëri dhe në jug të Italisë. Epiqendra ka qenë afër qytetit të Andravidas në perëndim të Achaias, rreth 60 kilometra larg qytetit të Patras.
Tërmeti shkaktoi dëmtimin e dhjetra shtëpive të vjetra. Një 55 vjeçar, Andreas Bakoulias, është vrarë në fshatin Kato Achagia kur tavani i shtëpisë së tij ra duke e zënë brenda.
Një grua 80 vjeçare, Marina Petropoulou vetëm është plagosur gjatë tërmetit por ka humbur jetën më pas nga një atak në zemër rrugës për në spital.
Sipas informacioneve të mbledhura nga autoritetet natën e kaluar, të paktën 108 persona janë plagosur por asnjë nuk ka rrezikuar jetën. Disa kanë pësuar thyerje të gjymtyrëve pasi janë hedhur nga ballkonet apo dritaret kur kanë dëgjuar tërmetin.
Ministri i Brendshëm Prokopis Pavlopoulos tha se dhjetra shtëpi janë shkatërruar. Televizionet treguan një vajzë 9-vjeçare, e cila është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj në fshatin Fostaina. Ajo fatmirësisht ka shpëtuar vetëm me disa dëmtime të vogla. Prindrit e saj, vllai dhe gjyshja kishin vrapuar dhe kishin arritur të dilnin nga ndërtesa para se ajo të shembej.
Shërbimi i zjarrfikëseve ka njoftuar se një pjesë e rrugës nacionale Corinth – Patras është çarë për shkak të lëvizjeve të tokës. Disa trena kanë ndërprerë udhëtimin.
Lëvizje tërmeti ka pasur ditën e djeshme menjëherë pas atij të madhit. I pari 4.7 shkallë riter është ndjerë menjëherë më pas nderkohe qe kane pasur edhe 12 lekundje te tjera me te lehta.
Kryeministri Costas Karamanlis, i cili ishte me një udhëtim zyrtar në Austri, ka kërkuar shpërndarjen e menjëhershme prej 3000 eurosh për personat që kanë humbur shtëpitë.
Diten e djeshme per me shume se nje ore, banoret e ishullit te Pireut kane mbajtur frymen pezull, duke pare linjen e horizontit ne det sepse u njoftua fillimisht se termeti kishte shkaktuar lekundje deri ne 6.9 balle ne thellesi te detit dhe se pritej nje dallge cunami katastrofike.
Pak me pas ka mberritur nje lajm qetesues nepermjet radiove dhe TV nga Instituti Sizmologjik te cilet kane sinjalizuar se nuk do te kishte goditje dallge detare, dhe se goditjet e pritshme u registruan ne toke, me force te jashtezakonshme, ne zonen mes ishujve Kretes dhe atij te Citeres. Goditjet, nga 6.5 dhe 6.4 balle u regjistruan 40 minuta larg njera tjetres.
“Ajo qe na shpetoi nga katastrofa, ka thene George Stavrakakis, drejtor i Institutit te Gjeofizikes, ka qene thellesia ne te cilen termeti ka ndodhur. Goditja e pare afer Kretes me 99 perqind ka qene goditja kryesore qe ne e prisnim ne forme fatale nga deti prej muajsh, ka thene Starvrakakis, por thellsia e ndodhjes, ka menjanuar katastrofen.
Ne Greqi, termetet kane nje rrezik te dyfishte, sepse teknika e ndertimit eshte e tille qe ne raste shembjesh, ndertimet bien mbi njera tjetren ne formen e efektit te kartave-keshtjelle. Vetem pak dite me pare ne nje conference, ekspertet kishin terhequr vemendjen mbi faktin qe 4 te pestat e godinave ne Greqi ose 3.2 milione te tilla ishin ne rrezik shembje.Tërmeti i djeshëm mendohet të jetë më i forti që ka goditur Greqinë që në vitin 1999, kur një tërmet me magnitudë 5.9 shkallë riter goditin Athinën duke vrarë 143 njerëz dhe duke lënë qindra të tjerë pa shtëpi.