Europiani Spanja nxeh motoret
Spanja po zhvillon përgatitjet e fundit pët të mbrojtur titullin europian, ndërsa tashmë skuadra e Del Boskes po pret ndeshjen testuese kundër Koresë së Jugut në Bernë. Me David Vijën që nuk u rikuperua në kohë për aktivitetin continental, Fernando Torres pritet të jetë pika e referimit në sulm.
Edhe pse “El Ninjo” nuk ka kaluar një sezon të mirë, skuadra ka besim te sulmuesi i Çelsit dhe këtë e konfirmon portieri rezervë, Pepe Reina, I cili jep garanci se Torres është në formë optimale. Gjithashtu, “gardiani” foli edhe për mungesën e David Vijës duke thënë: “Shpresoj që të rikuperohet sa më shpejt. E gjithë skuadra do ta ndjejë mungesën e tij”.
Spanja luan sot në orën 20.00 përballë Koresë së Jugut dhe mesfushori Ksabi Alonso e cilësoi këtë miqësore si “një ndeshje të rëndësishme përgatitore”.
“Skuadra është në formë të mirë dhe këtë e ka treguar në stërvitje. Ndihemi mirë dhe e kemi të qartë që në ditët në vazhdim skuadrës do ti bashkohen edhe disa lojtarë, të cilët do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së grupit”, deklaroi mesfushori i Realit të Madridit.
19 nga 23 lojtarët e grumbulluar nga De Boske për Euro 2012 kanë qenë pjesë e skuadrës në Botërorin 2010, ndërsa përpara startit të Kampionatit Europian, iberikët do të luajnë edhe një miqësore me Kinën.
Aventura e “Furisë së Kuqe” në turneun në Poloni dhe Ukrainë nis më 10 qershor me ndeshjen kundër Italisë, ndërsa si kundërshtarë të tjerë në Grupin C, Spanja që kërkon të jetë ekipi I parë që e fiton trofeun dy herë radhazi do të ketë edhe Irlandën dhe Kroacinë.