Tërmeti në Itali, Ambasada shqiptare ngre një shtab për monitorimin e situatës
Ambasadori i Shqipërisë në Itali, Llesh Kola, i tha se në Ambasadë është ngritur një shtab që po mban kontakte të vazhdueshme me ministrinë e Brendshme Italiane dhe Qendrën e Mbrojtjes Civile, për monitorimin e situatës së krijuar, mbas tërmetit të fuqishëm prej 6.3 ballë që ra sot në orët e para të mëngjezit në veri të Aquilas, në zonën e Abrucos. Sipas ambasadorit Kola, deri tani asnjë shtetas me kombësi shqiptare, nuk rezulton i vdekur, apo i humbur nën rënojat e godinave të shëmbura. Ndërkohë sipas tij, aktualisht Qëndra e Mbrojtjes Civile po bën evidentimin e emrave të viktimave. Në këtë zonë sipas ambasadorit Kola, ka një numur të konisderueshëm emigrantësh shqiptarë dhe mësohet se një pjesë e tyre kanë humbur shtëpitë dhe pronat. Dëmtime serioze janë konstatuar në 26 komuna dhe për pasojë numri i viktimave mund të rritet gjatë orëve në vazhdim. Autokolona të gjata ndihmash janë nisur nga e gjithë Italia drejt zonave të prekura.
...