E Shtunë, 31 Tetor 2026

UPT dhe Universiteti Siegen në Gjermani lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Prof. Dr. Ing. Angjelin Shtjefni në Departamenti i Energjetikës UPT, shprehet se bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet FIM të UPT dhe Institutit të Fluideve dhe Termodinamikës (IFT) të Universitetit Siegen në Gjermani, u shënua në vitin 200, ku u organizua seminari dy ditor me temë: Ditët e dyerve të hapura. Ndërkaq, niciatorë të këtij bashkëpunimi qenë: për palën shqiptare: Prof. Dr. Andonaq Londo, aktualisht Dekan i FIM dhe Prof. Dr. Pirro Cipo, Dekan i FIE të UPT, ndërsa për palën gjermane: Prof. Dr. Thomas Carolus (IFT) dhe Prof. Ulrich Eberhard. Ky bashkëpunim u mundësuar në sajë të financimit të Qeverisë Gjermane dhe Fondacionit DAAD. Në kuadër të këtij bashkëpunimi rreth 10 studentë të dalluar të FIM kanë përgatitur diplomat pranë IFT të Universitetit te Siegenit. Këtë vit bashkëpunimi është shtrirë edhe më tej në fushën e mësimdhënies. Kështu në kuadër të realizimit të procesit të Bolonjes, është krijuar mundësia që profesorë të Universiteti te Siegenit  dhe të Politeknikut të Barit, të vijnë dhe të zhvillojnë një modul leksionesh në kurset e DND në vitin e parë. Gjatë dy javëve të fundit, Prof. Thomas Carolus (IFD), po zhvillon një cikël leksionesh me studentë të vitit të parë të sistemit DND, të degës mekanike të FIM në lëndën Makinat me Fluid 2 dhe Sistemet e Energjisë. Gjate kësaj periudhe se bashku me studentet shqiptare dhe profesorët gjermane janë zhvilluar edhe praktika mësimore si ajo ne Hidrocentralin e Tiranës me një fuqi 5 MË, në të cilën studentet u njohën si me anën hidroteknike të veprës ashtu edhe me pajisjet mekanike. Më pas nën drejtimin e profesorit Th. Carolus u zhvillua edhe një seminar i hapur lidhur me sistemet energjetike shqiptare.
Gjithashtu Prof. Dr. Hartmut Gembries i Universitetit të Siegenit  zhvilloj leksione në vitet e para të DND (Master i Nivelit të Dyte) të degës Tekstil dhe Modë të FIM në lëndën Teknikat e Komunikimit Interkulturor. Studentet shqiptare morën leksione lidhur me teknikat e komunikimit interkulturor, shkëmbimet e studenteve midis universiteteve Evropiane, institucionet e Evropës së bashkuar etj. Zhvillimi i leksioneve bëhet duke përdorur teknikat audio-vizive bashkëkohore, në gjuhën angleze dhe të shoqëruar me pedagog shqiptar. Fakti që leksionet zhvillohen në gjuhë të huaj dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë, shtron detyrë imperative përpara studentëve për një përgatitje më cilësore të gjuhëve të huaja e veçanërisht asaj angleze. Më tej ky bashkëpunim do të vazhdojë me Profesorë të Politeknikut të Barit dhe konkretisht me Profesorët: Sergio Campareale, Bernardo Fortunato, Antonio Lippalis, Francesco Ruggiero, etj., të cilët janë parashikuar të zhvillojnë cikle leksionesh në disa lëndë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›