E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundestagu në Shqipëri, Weiss: Bëni reforma në financa

Kryetarja e Kuvendi Jozefina Topoalli priti në takim një delegacion të Bundestagut gjerman. Deputeti gjerman Piter Weiss tha se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por në kushtet kur kriza financiare ka mbërthyer Europën, Weiss i sugjeron Shqipërisë të bëjë reforma në financa.
" Parlamenti gjerman shoqëron terësisht integrimin në BE dhe do kishim dëshirë të krijonim përshtypjen tonë personale në këtë drejtim, do dëshironim ta shoqëronim më tej këtë proces. Në ditët e sotme në Europë ka shenja të qarta pasigurie për shkak të krizës ekonomike. Dhe në një situatë të tillë detyra e politikanëve është të mos shkaktojmë pasiguri, por të krijojmë siguri më të madhe për njerëzit. Ndaj përpjekjet tona do të shkojnë në mbështetje të vendeve për të krijuar sa më shumë stabilitet” tha ai.
 

Ndërsa kryeparlamentarja tha se mes palëve u bisedua për mardhëniet mes dy vendeve si dhe për zhvillimet akutale, sic ishte ai i raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit.

“Pata rastin ti falenderoj për mbështetjen që Bundestagu gjerman i ka dhënë Parlamentit dhe administratës së Shqipërisë dhe ndihmën që i ka dhënë gjatë 20 viteve të demokracisë. Por, edhe për mbështetjen për Kosovën”,- u shpreh Topalli.
 

Gjithashtu ky delegacion do të vazhdojë edhe trakime të tjera me autoritetet qeveritare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›