Kupa e Liges City siguron cerekfinalen

Manchester City i shton një tjetër fitore ecurisë së tij record në këtë sezon, duke mundur 5-2 Wolves në Kupën e Ligës së Anglisë. Tjetër sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Roberto Mancini, që pasi kryeson renditjen në kampionat, ka siguruar edhe kualifikimin për në cerekfinalet e trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollit anglez.
Konfirmim i forcës së City, që megjithëse do të shihte veten në dizavantazh, do të përmbyste rezultatin që në pjesën e parë. Milijas do të kalonte vendasit në epërsi në minutën e 18-të, por shpresa e Wolves për një rezultat pozitiv do të shuheshin shumë shpejt. Manchester City do të shënonte tre gola në vetëm tre minuta, duke nisur me Johnson, Nasri dhe Dzeko, duke përmbysur gjithcka që në fraksionin e parë të sfidës.
Me rikthimin në fushë, të besuarit e Roberto Mancinit do të mbyllnin ndeshjen falë një autogoli të De Vries, ndërsa do të arshivonin përfundimisht suksesin me boshnjakun Dzeko që shënon sërish një dygolësh, pas atij në fund të javës së shkuar në fitoren e thellë 6-1 kundër Manchestre United.
Në minutat e mbetura vendasit vetëm sa do të zvogëlonin disfatën me golin e O’Hara, por nuk do të ndalnin ecurinë e Manchester City që ka konfirmuar veten pretendet për të fituar edhe Kupën e Ligës së Angli.
Nertan Prifti