Skandali FIFA Teixeira hetohet per pastrim parash

Skandali për korrupsion në radhët e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, vazhdon të thellohet. Tani në qendër të ciklonit është një tjetër emër i rëndësishëm i qeverisë botërore të futbollit: Ricardo Teixeira, president i Federatës Braziliane të Futbollit, në dëm të të cilit ka nisur një hetim për korrupsion dhe pastrim parashë.
Në lidhje me këtë cështje është thirrur në një seancë dëgjimore gazetari i BBC Andrew Jennings, i cili ka dëshmuar përpara Senatit Brazilian se ka prova të forta për përfshirjen e Teixeira në një rrjet pastrimi parash nëpërmjet një kompanie marketingu që punonte me FIFA-n, por që tani ka falimentuar.
Jo vetëm kaq, pasi sipas gazetarit, i cili bëri publik lajmin në një nga emisionet investigative të rrjetit britanik, numri një I futbollit brazilian ka organizuarnjë rrjet korruptiv në shitjen e biletave të Botërorit 2010.
Për të gjitha këto, Ricardo Texeira ka përfituar më shumë 9.5 milionë dollarë. Vetë presidenti i federatës braziliane ka muhuar cdo akuzë, por nisja e hetimeve në dëm të tij ka thelluar akoma më tej skandalin në të cilin FIFA është përfshirë prej muajsh.
Po ashtu, një gotitje të rëndë ka marrë dhe Botërori 2014 I cili do të zhvillohet në Brazil, ku Teixeira është presidenti I komitetit organizativ të kompeticionit më të madh të futbollit botëror.
Nertan Prifti