E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria është kundër dhunës ndaj grave

 Ministri Ksera në emër të Qeverisë shqiptare falenderoi OKB për mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë në të gjitha fushat, veçanërisht ato sociale për të përballuar sfidat, duke filluar nga përmirësimi i legjislacionit dhe përafrimi i tij me BE ashtu edhe marrja e masave për zbatimin e tij.

“Një javë më parë Këshilli i Ministrave miratoi Konventën e Këshillit të Evropës për Parandalimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje”, i cili përbën dokumentin më të rëndësishëm evropian të parandalimit dhe luftës kundër formës më të shëmtuar të dhunës, asaj ndaj grave dhe me bazë familjen, informoi Ministri Ksera.  Institucionet përgjegjëse kanë nisur punën për plotësimin e bazës ligjore që do ta bëjë të zbatueshme Konventën.”

Duke u ndalur tek përmirësimi i legjislacionit në këtë fushë, Ministri vuri në dukje se, “krahas miratimit të ligjeve cilësore, po punohet për  marrjen e masave konkrete që e bëjnë të zbatueshëm legjislacionin. Muajt e fundit ka filluar funksionimi i Qendrës Kombëtare për Pritjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare, ku me gjithë vështirësitë e hasura, po punojmë për ofrimin e shërbimeve me standarde.

Ndihma dhe suporti i Agjensive të OKB dhe programeve të tyre në këtë fushë është e mirëpritur.” “Tashmë institucionet që menaxhojnë fenomenin e dhunës janë ndërgjegjësuar për rolin e tyre dhe bashkëpunimi me policinë, prokurorinë, gjykatën, institucionet shëndetësore, e ka lehtësuar punën tonë dhe e ka bërë më efikase përpjekjen për minimizimin e fenomenit dhe mbështetjen në kohë të viktimave”. “Duke vlerësuar se roli i njësive vendore në menaxhimin e fenomenit të dhunës ndaj grave është shumë i rëndësishëm dhe parësor, deklaroi Ksera, i kemi kushtuar rëndësi ngritjes dhe fuqizimit të strukturave vendore”.

Në fund, Ministri Ksera e siguroi znj. Znj. Maria José Alcalá se Shqipëria mbështet dhe do të bëhet pjesë e çdo inisiative, e cila ka në fokus mbështetjen për kategori të caktuara të shoqërisë që nuk ndihen të integruara, apo që vuajnë dhunën, persekutimin dhe paragjykimin. Drejtoresha José Alcalá vuri në dukje se OKB është e inkurajuar nga hapat që ka hedhur Shqipëria vitet e fundit për menaxhimin e fenomenit të dhunës ndaj grave.

“OKB e konsideron fenomenin e dhunës ndaj grave dhe vajzave si shkatërrues jo vetëm për vetë personin e dhunuar dhe familjen e tij, por edhe për ekonominë e vetë shtetit, deklaroi Drejtoresha Maria José Alcalá.

Nga një vlerësim i fundit vërehet se vendet e Këshillit të Europës çdo vit shpenzojnë 33 miliard Euro për menaxhimin e fenomenit të dhunës kundër grave”. Inisiativa e OKB merr përsipër ngritjen dhe funksionimin e Shërbimeve të Emergjencës për t’iu Përgjigjur Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

Paketa propozon qasje falas, universale dhe 24 orëshe ndaj shërbimeve kyç si: informacioni publik mbi të drejtat ligjore dhe se ku të përfitohet; qasje ndaj shërbimeve; linja telefonike falas për emergjencat; siguri dhe mbrojtje e menjëhershme përmes përgjigjes nga policia dhe masave ligjore; kujdesje shëndetësore, përfshirë kujdesin pas përdhunimit; konsultime dhe referime; strehëza dhe strehim të sigurt; etj. Këto shërbime përfshijnë “nivelin bazë” dhe përfaqësojnë standardet minimale, sipas OKB.

                                                                                             2011-10-27 13:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›