Termi "Kryesim maqedonas" pranohet në Strasburg
STRASBURG- Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Mevlut çavusholu deklaroi se Republika e Maqedonisë do të kryesojë me Komitetin e ministrave nën emrin "Kryesimi maqedonas".
"Siç e di unë, për këtë flitet në Komitetin e ministrave dhe atje është konfirmuar dhe pranuar se do të jetë 'Kryesimi maqedonas'. Nuk themi se do të jetë kryesimi i Republikës së Maqedonisë, as Maqedonisë, as Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, edhe pse ky është emri zyrtar i vendit", theksoi çavusholu.
Emri, sipas kryetarit të AP së KE-së, paraqet problem për integrimin e ardhshëm euroatlantik të vendit dhe ai shpreson se ky problem së shpejti do të zgjidhet dhe se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës më nuk do të brengoset për çështje të llojit të këtillë, të cilat sipas tij janë nuk janë të dobishme.
"Zgjidhja e kontestit për emrin do të kontribuojë për stabilitet më të madh të Ballkanit", u shpreh çavusholu.
(e.n/mia/BalkanWeb)