E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terminal i ri në Heathrow, ndër më modernët në botë

Një terminal i pestë i është shtuar një prej aeroporteve më të rëndësishëm e të mëdhenj të botës, Heathrow, terminali 5, me vlerë prej 4.3 miliardë paund. I ndërtuar brenda kohës së planifikuar dhe me buxhet sipas planit, ky projekt i Autoriteti Britanik i Aviacionit planifikohet të hapet për biznes dhe funksionim të 30 milionë pasagjerëve në vit në datën 27 mars 2008. Përurimin e terminalit e bëri Mbretëresha angleze Elisabeta II. Terminali 5 është një kompleks fantastik dhe pasagjerët do të kënaqen me hapësirën dhe komoditetin që ofron. "British Airways" ka ekskuzivitetin në përdorimin e këtij terminali dhe kjo do të mundësojë që shërbimet të përmirësohen edhe më shumë. Sipas Nigel Rudd, udhëheqës i Autoritetit britanik të Aviacionit: "Terminali 5 shënon një fillim të ri për aeroportin Heathrow, për ne dhe për miliona pasagjerë. Është pa dyshim një triumf si në ambicie, përkushtim, ashtu edhe në bashkëpunim. Do t‘i japim mundësi Heathrow-t që të ketë një frymë të re, meqenëse do të vazhdojë edhe transformimin e pjesëve të tjera për të kthyer këtë aeroport dhe Autoritetin britanik të Aviacionit përsëri në vendin që i takon, si një lider i trafikut global. Terminal i ri është quajtur "British Airways", sepse kjo kompani do të ketë përdorimin ekskluziv të tij, do t‘u ofrojë pasagjerëve një udhëtim të lehtë, pa stres, që nga check-in online, lënia e shpejtë e bagazheve, si dhe pjesa e kontrollit të sigurisë, që ka një pamje shumë artistike. Ai është i pajisur me 60 hapësira qëndrimi për avionë, dy ndërtesa ndihmëse, njëra nga të cilat planifikohet të përfundojë në 2010 (faza 2), lidhje me tren për në metronë e Londrës, si dhe Heathrow Express, një parking shumëkatësh dhe një hapësirë të madhe gjelbërimi.

I dizajnuar nga Rogers Stirk Harbour + Partners, fitues të çmimit "Stirling" në vitin 2006, ky projekt i plotëson të gjitha kërkesat e pasagjerëve që nga moment i arritjes në aeroport e deri në hyrjen e tyre në aeroplan. Ofron hapësirë, komoditet dhe pamje marramendëse në çdo hap të udhëtimit të pasagjerëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›