E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhje pa surpriza ne Iran, favorite konservatoret e Ahmadinexhad

Konservatorët e Presidentit iranian, Mahmoud Ahmadin
exhad, ecin drejt fitores së sigurt. 44 milionë qytetarë iranianë
u ftuan dje në votime për të rinovuar Parlamentin.
Zgjedhje në të cilat nuk pritet asnjë surprizë për sa u takon
rezultateve për asamblenë me 290 deputetë. E vetmja pikëpyetje
ishte pjesëmarrja në zgjedhje, elementi i vetëm që tregon
nivelin e pëlqyeshmërisë së elektoratit për frontin ultrakonservator
në pushtet. Ahmadinexhad ecën me hapa të sigurt:
nuk ka rrezik që partia e tij të bëjë figurë të keqe dhe të
dalë i treti si në zgjedhjet lokale në Teheran. Këtë radhë, kandidatët e tij janë futur në listën e madhe të koalicionit kryesor
konservator. Fushata elektorale për këto zgjedhje zgjati
vetëm 7 ditë. Nëpër rrugë ishte e ndaluar të vendoseshin
posterat me fotografitë e kandidatëve, ndërkohë që rreth 40
për qind e qytetarëve janë përjashtuar nga listat zgjedhore, të
"monitoruara" nga Këshilli i Rojave Revolucionare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›