E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanino: Sinjale pozitive nga Shqiperia Qamil Xhani



Kompromisi mes Partise Socialiste dhe Partise Demokratike per miratimin e Reformes Zgjedhore ka marre vleresime pozitive ne Bruksel. Drejtori i pergjithshem ne KE, Stefano Sanino, shefi i EEAS, Johan Johanson, dhe eurodeputeti Eduart Kukan e kane cilesuar si nje zhvillim te mirepritur miratimin e reformes, gjate diskutimeve ne mbledhjen e takimin e 5-te te Komitetit te Stabilizim-Asociimit. Drejtori per Zgjerimin, Stefano Sanino, i informuar nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, per suksesin e negociatave u shpreh se keto zhvillime japin sensin e sigurise. "Lajmi qe po degjojme nga ministrja Bregu dhe nga zoti Beja jane sinjale pozitive qe mund te na japin sensin e sigurise serish. Do te presim me shume vemendje arritjen e konfirmimit perfundimtar lidhur me Reformen Zgjedhore", - u shpreh drejtori i pergjithshem ne KE, Stefano Sanino. Eurodeputeti Johan Johanson deklaroi se miratimi i reformes parlamentare eshte nje progres shume i rendesishem. Sipas tij, kjo eshte dhe permbushja e nje pike nga rekomandimet e Bashkimit Europian. "Ne po degjojme nje progres shume te rendesishem per reformen elektorale. Ky eshte vertet nje lajm pozitiv. Eshte e nje rendesie shume te madhe dhe Keshilli i Ministrave ka insistuar ne kete pike me shume se nje here ne konkluzionet e saj. I eshte perkushtuar nje vemendje politike rekomandimeve te tjera ne opinionin e Komisionit te vitit 2010 dhe ne do ta shohim me vemendje permbushjen e tyre", - tha Johan Johanson. Edhe eurodeputeti Eduart Kukan, e ka cilesuar si mjaft te rendesishem hapin e bere nga dy forcat kryesore. Ai e ka lidhur kete dhe me festimet per 100-vjetorin e Pavaresise, duke deklaruar se BE do te jete e pranishme ne keto festime, vetem me nje ftese te thjeshte nga klasa politike. "Ne na nevojitet nje mesazh shume telegrafik nga ju per ftesen: 12 rekomandimet u permbushen", - u shpreh Kukan. Nderkohe qe zhvillimet e fundit ne Tirane jane raportuar ne takimin mes BE dhe Parlamentit Shqiptar nga Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu. "Kam kenaqesine ta hap fjalen time me lajmin e gezuar qe partite politike kane arritur marreveshjen per dy ceshtjet e mbetura pezull te Reformes Zgjedhore: administrata zgjedhore, perfshi proceduren per emerimin e kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Procesi i ankimimit ku KQZ do te trajtoje ankesat.

Kjo marreveshje u arrit ne oret e vona dje (pardje), dhe do te votohet sot (dje) nga Komisioni Parlamentar per Reformen Zgjedhore", - tha Bregu ne fjalen e saj, duke e cilesuar kete si nje zhvillim pozitiv ne funksion te marrjes se statusit te vendit kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›