Berisha-PS: Hiqni dore nga sulmet kunder investitoreve Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha ftoi dje opoziten te heqe dore nga sulmet kunder investitoreve. Ne mbledhjen e qeverise, ku pjesen me te madhe kreu i qeverise ia dedikoi politikave te punesimit, ai u ndal ne kritikat ndaj socialisteve qe jo pak here kane dale kunder privatizimeve, investimeve, koncesioneve etj. "Do te ftoja opoziten te heqe dore nga sulmet mjerane kunder investitoreve, te heqe dore nga deklaratat bajate te anulimit te ketij apo atij privatizimi, koncesioni apo veprimtarie private. Opozita eshte e ftuar dhe e mirepritur te kontrolloje ne cdo qelize veprimtarine e kesaj qeverie, por sulmi ne bllok kunder investimeve te huaja dhe iniciatives se lire eshte jashtezakonisht kunderproduktiv per vete opoziten, por nuk eshte i mire edhe per vendin", - u shpreh Berisha. Sipas tij, eshte bere zakon qe pas cdo vendimi qe merret nga qeveria per t'i hapur rruge iniciatives se lire, opozita del e zotohet se do ta anuloje ate. Nje qendrim ky qe, sipas kryeministrit, e ben ardhjen e opozites ne pushtet qe te mbetet nje horizont i paarritshem, derisa te vazhdoje ne kete menyre. "Roli i opozites nuk eshte ky, por te kontrolloje e te beje transparencen dhe jo te shkelmoje apriori cdo gje e t'u premtoje bizneseve taksen e Marksit", - vijoi kryeministri. Berisha tha se opozita duhet te ndjeke zhvillimet e te matet dhjete here, kur te mendoje se mund te rrise taksat per te shkaterruar dhjetera-mijera vende pune, ne kohen me delikate per punesimin e shqiptareve. Kjo sepse te shkaterrosh vendet e punes per inat te qeverise, nuk eshte rruga qe duhet te ndiqet. Ne kete kuader, kryeministri permendi se per vitin e shkuar, qeveria nga investimet e huaja ka marre 1 miliard e 33 milion dollare dhe se krahasuar me te njejtin tremujor te vitit te kaluar, tremujorin e pare te ketij viti, ato jane dyfishuar. Ai permendi serish se objektivi i qeverise, tashme duhet te kape 2 miliarde dollare investime per vendin. Berisha permendi se raporti i UNCTAD-it vlereson se Shqiperia ka marre me shume se potenciali, cka do te thote se Shqiperia ka pasur nje performance te shkelqyer ne thithjen e investimeve. "Por, a do te thote kjo se ne kemi potenciale vetem per 1 miliard dollare? Absolutisht, potencialet tona, resurset tona natyrore jane shume me te medha: turizmi, minierat, energjia etj. Ndaj te bejme nje rishqyrtim teresor te cdo mundesie qe ekziston per te nxitur iniciativen e lire dhe punesimin e qytetareve, te cdo potenciali qe kemi per te favorizuar ato biznese qe punesojme me shume", - shtoi ai. Kryeministri tha se duhet te behet gjithcka qe te nxitet sa me shume iniciativa, me qellimin madhor punesimin. "Duhet ta kemi qellim ne vetvete punesimin. Nese ka nje gje qe eshte qellim ne vetvete e kjo ne asnje menyre ne sektorin publik, por ne ate privat, ky eshte punesimi", - tha Berisha.